E rëndë: Vdes një burrë kosovar në vetaksident, policia po heton rastin

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Mirosal, lagjja Cakaj të komunës së Ferizajt, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Policisë bëjnë me dije se rreth orës 12:15, automjeti i tipit Golf, me drejtues Selim Bytyqi, 65 vjeçar, ishte duke lëvizur nga fshati Pojat në drejtim të Mirosalit, kur shoferi humbi kontrollin mbi mjetin dhe doli jashtë rrugës.

Automjeti u përplas në një shtyllë betoni të rrjetit elektrik, ku përplasja fatkeqe rezultoi fatale për vozitësin.

Në vendin e ngjarjes intervenuan njësitë relevante të Policisë dhe emergjenca, ndërsa mjeku kujdestar konstatoi vdekjen e vozitësit në vend.

Sipas deklarimeve të familjarëve, viktima kishte qenë duke u trajtuar për probleme me zemër, dhe ekziston dyshimi se një komplikim shëndetësor mund të ketë shkaktuar aksidentin fatal.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i është dorëzuar familjes për ceremonitë mortore.

Policia ka iniciuar rastin si “Aksident trafiku me fatalitet”, dhe po hetohen të gjitha rrethanat që çuan në këtë humbje tragjike.

Lexo edhe:  Për nëntë muaj, Qeveria Kurti mbi 12 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe telekomunikimit