E rëndë: Vdes 64-vjeçarja që u godit nga rrufeja në Prevallë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mesditë në Prevallë, ku pesë persona dyshohet se janë goditur nga rrufeja, raporton Sinjali.
Si pasoj e kësaj, një grua 64-vjeçare nga Ferizaj ka ndërruar jetë në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit.
“Viktima femër e moshës 64 vjeçare nga Ferizaj ka ndërruar jetë në emergjencë në Spitalit Rajonal të Prizrenit. Me datën 18.08.2024 rreth orës 12:14, policia ka marre informatën se në Prevallë rrufeja ka goditur 5 persona”, tha Bytyqi.