E rëndë: Vdekje e dyshimtë në veri, një 57 vjeçar gjendet i vdekur

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, njofton Policia e Kosovës.

Sipas raportit zyrtar, rreth orës 13:00, policia është informuar për rastin dhe njësitë relevante, së bashku me ekipin mjekësor, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Ata kanë konstatuar se viktima, një 57-vjeçar me inicialet Z.P., ndodhej i shtrirë në vikendicën e tij, ndërsa pranë tij është gjetur një armë zjarri.

Hetimet fillestare sugjerojnë se ai mund të ketë kryer vetëvrasje. Ndërkohë, ekipi mjekësor ka konstatuar se viktima ishte pa shenja jete.

Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ai të cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Lexo edhe:  Aksident në Skenderaj, pamje nga vendi i ngjarjes