E rëndë: Shoferi e lidh qenin pas veturës dhe e tërheq zvarrë në Shtime

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në komunën e Shtimes. Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar një video ku shihet se shoferi ka lidhur një qen pas veturës dhe e tërheq zarrë derisa ishte në lëvizje.

Nuk dihet nëse qeni ka arritur t’i mbijetojë torturës.

Ndryshe, një rast i ngjashëm ishte xhiruar më 2022 në Vlorë ku shoferi i veturës më pas ishte arrestuar nga Policia.

Kujtojmë se nuk është hera e parë që qytetarët dhunojnë kafshët dhe u marrin atyre jetën në forma nga më monstruozet.

VIDEO KETU

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ndahet nga jeta babai i Donjeta Pajazitajt