E rëndë: Publikohet vendi ku u gropos babai nga fëmijët në Durrës

Tre fëmijë planifikuan dhe më pas vranë babanë e tyre 50-vjeçarin Pëllumb Meta në Durrës. Ngjarja ka ndodhur më 10 shkurt 2024, ora 15:00 në një prej dhomave të shtëpisë, ndërsa trupi i viktimës u varros në një kasolle aty pranë.

Sipas Policisë së Shqipërisë ekzekutor i krimit ka qenë djali i madh 24-vjeçari Hysen Meta, i cili ka shkrepur armën. Vajza Hygerta Meta ka qenë bashkëpunëtore në krim, ndërsa djali tjetër 22-vjeçar, Amarildo Meta ka ndihmuar me fshehjen e trupit të të atit.

Të tre fëmijët e Pëllumb Metës janë arrestuar. Ndërkohë, bashkëshortja dhe njëherësh nëna e tre fëmijëve është proceduar penalisht pasi me mosveprimet e saj ka penguar për zbardhjen e krimit.

TopChannel ka publikuar pamje nga vendi ku ishte groposur 50-vjeçari:

Lexo edhe:  rëndë në Pejë: Babai e rrah dhe ia thyen gishtin vajzës 9-vjeçare për një kafe, përfundon në pranga