E rëndë: Personi i vrarë në Vushtrri dyshohet se është 19 vjeçar

Një person është qëlluar me armë zjarri para pak minutash në qendër të Vushtrrisë.

Sipas dëshmitarëve që kanë folur për “Jepi zë”, dyshohet se viktima është qëlluar nga një veturë në lëvizje.

Ende nuk ka ndonjë informacion zyrtar mbi motivin apo autorët e ngjarjes, por gazeta ka siguruar pamje ku shihet trupi i pajetë i viktimës në rrugë.

“Jepi zë” mëson se viktima dyshohet që është një 19 vjeçar me iniciale A.Z.

Policia dhe ekipet emergjente kanë arritur në vendngjarje, ndërsa priten detaje të reja mbi rastin.

Lexo edhe:  I riu nga Kosova ofron bukë falas për ata që kanë nevojë pas përmbytjeve në Slloveni