E rëndë për familjen Sejdiu në Fushë Kosovë: 30-vjeçari gjendet i vdekur në banesë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të hënën në një banesë në Fushë Kosovë, ku u u gjet pa shenja jete një person. Viktima i moshës së re vdiq për shkaqe ende të pakonfirmuara, ndërsa Policia ka nisur hetimin për zbardhjen në plotni të rastit, raporton Gazeta Sinjali.
Ky rast tronditi familjen Sejdiu, pasi e morën lajmin e lidhur për vdekjen e djalit 30-vjeçar.
Sinjali ka mësuar se viktima që u gjet pa shenja jete është Rinor Sejdiu, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
I ndjeri ishte në banesën e tij dhe posa rasti u denoncua në Polici, njësitë përkatëse kanë intervenuar.
Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bazuar në informacionet e para, dyshohet se viktima ka përdorur një dozë të madhe të metadonit dhe fatkeqësisht i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Një gjë e tillë akoma nuk ëhstë konfirmuar, por që trupi i pajetë tashmë është dërguar në IML për obduksion.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.