E rëndë për familjen Rizanaj: Vdes në QKUK prizrenasi që u godit nga vetura në oborrin e tij, nuk e aktivizoi frenin e dorës

Pas disa ditësh trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, 69-vjeçari që u vetaksidentuar në Zhur të Prizrenit, ka humbur jetën pasditen e së premtes.

Ky rast ka tronditur familjen Rizanaj, kur morën lajmin se viktima kishte ndërruar jetë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se Murat Rizanaj nuk ka arritur t’iu bëjë ballë plagëve dhe fatkeqësisht ka vdekur.

Sinjali mëson se pasi Policia është njoftuar, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML për obduksion.

I ndjeri ishte aksidnetuar të hënën, në oborrin e shtëpisë se tij, ku fillimisht e kishte parkuar veturën, por nuk e kishte aktivizuar frenin e dorëz. Për pasojë, vetura e kishte goditur, duke pësuar kështu lëndime të rënda trupore.

Viktima fillimisht është trajtuar në Spitalin Rajonal të Prizrenit e më pas ishte transferuar në QKUK deri më dje kur vdiq.

Lexo edhe:  Numër i madh i faqeve online për shit-blerje në Kosovë, në njërën prej tyre shiten edhe plumba për armë