E rëndë: Një serb i “pirë def” godet me veturë një polic në veri, e bën për spital

Një pjesëtarë i Policisë së Kosovës është goditur me veturë nga një i dyshuar serb, në fshatin Soqanicë e Zveçanit.

Sipas Policisë, i dyshuari ishte nën ndikimin e alkoolit.

Pjesëtari i PK-së ka pësuar lëndime trupore dhe është duke pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Soqanicë, Zveçan 12.08.2023-22:25. I dyshuari mashkull serb (nën ndikim të alkoolit), derisa ka qenë duke drejtuar automjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjet dhe si pasojë ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar pjesëtar i PK-së të cilit i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë, një veturë shihet e rrokullisur