E rëndë: Një i moshuar vdes tragjikisht pasi ra në vendin e lënë për lift në një objekt të pakryer

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në Bresje të Fushë-Kosovës.

Sipas burimeve të Gazetës Insajderit, viktima një 77 vjecar S.TH , ka dalë nga shtëpia në mëngjes bashkë me djalin e tij. Djali e ka lënë atë pranë banesave të kompanisë AL Trade, ndërsa vetë ka vazhduar për në punë.

Tutje sipas burimeve i moshuari më pas ka hyrë në një objekt që është ende në ndërtim e sipër. Aty, aksidentalisht ka rënë në vendin e lënë për lift.

Trupi i pajetë i viktimës është gjetur vetëm para një ore, pasi zjarrfikësit kanë ndërhyrë për ta nxjerrë nga vendi i ngjarjes. Pastaj është marrë nga ekipet e IML’së.

Lexo edhe:  Arrestoher një person në veri, e sulmoi policin teksa kryente detyrën