E rëndë: Një grua goditet nga motoçiklisti në Prishtinë, shihet e shtrirë në tokë

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente, madje shpeshherë edhe vetura që godasin çiklistët apo edhe këmbësorët në rrugë, raporton Gazeta Sinjali.

Sot një grua është goditur nga një motoçiklist në Prishtinë afër Katedrales “Nënë Tereza”.

Nga fotografitë që ka siguruar Sinjali nga vendi i ngjarjes shihet këmbësorja e goditur nga motori dhe e shtirë në tokë.

VIDEO

Ende nuk dihet se si është gjendja e saj, por në vendin e ngjarjes ka arritur me shpejtësi ambulanca dhe Policia e Kosovës që tashmë po merren me rastin.

 

Lexo edhe:  Vendet që do mbesin pa rrymë nesër e pasnesër deri në 9 orë!