E rëndë në Vushtrri – 67-vjeçari dyshohet se sulmoi seksualisht një vajzë 15 vjeçare në rrugë
Një rast tronditës është raportuar pasditen e së enjtes në qytetin e Vushtrrisë, ku një vajzë e mitur dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një burrë 67-vjeçar.
Burimet e Gazetës Sinjali mësojnë se rreth orës 15:00 të datës 19 qershor 2025, në rrugën “Bahri Kuqi” në Vushtrri, K.H., 67 vjeçar dyshohet se ka kryer sulm seksual ndaj të miturës L.Z., 15 vjeçare, duke e prekur në zonën intime.
Rasti është denoncuar nga një familjar i të miturës, A.Z., 55 vjeçar dhe menjëherë pas raportimit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore.
E mitura është intervistuar në prani të zyrtarëve të Qendrës për Punë Sociale dhe është dërguar për ekspertizë mjekoligjore në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe pas konsultës me Prokurorin e Shtetit, atij i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.
Rasti është iniciuar si “Sulm seksual” dhe është nën hetim nga autoritetet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.