E rëndë në Shqipëri: Gruaja i jep fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës

Qyteti i Shkodrës sërish është përfshirë nga një ngjarje e rëndë, pasi një grua është hedhur nga Ura e Bunës, duke i dhënë fund jetës.

Trupi është gjetur përpara një ore nga policia dhe është transportuar në morg. Ende nuk dihen shkaqet, por dyshohet se gruaja ka qene në gjendje të rënduar psikologjike.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë, ndërsa ende nuk dihet identiteti i saj.

Kujtojmë se më 2 maj Shkodra dhe e gjithë shoqëria shqiptare u trondit kur Alma Arrazi vendosi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës së bashku me tre fëmijët e saj të mitur.

Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti Erdgys Arrazi, i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes Almën, pasi ai kishte një lidhje jashtëmartesore me një 17-vjeçare.

Dy ditë më parë, Erdgys Arrazi, i dyshuar si shkaktar për vetëvrasjen e gruas së tij, Almës, bashkë me tre fëmijët, u la në burg nga Gjykata e Apelit.

Para togave të zeza, i riu shpërtheu në lot dhe u shpreh se është i pafajshëm, ndërsa tregoi se ende nuk kishte shkuar pranë varrit të tre fëmijëve të ndjerë.

Avokati paraqiti të gjitha dokumentet, që tregojnë se Alma Arrazi vuante nga depresioni dhe për rrjedhojë, vetëvrasjen e ka kryer në kushte të rënduara psikologjike./Tch

Lexo edhe:  Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, vetura del nga rruga, vdes fëmija gjashtëvjeçar