E rëndë në Prizren: 21-vjeçarja tenton sërish t’i jap fund jetës në vendin e punës, dërgohet në spital

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt.

KFamiljet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur së fundmi në Prizren ku një vajzë 21-vjeçare deshi t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar një sasi të madhe të medikamenteve, derisa ishte në vendin e punës.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është  dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet se si ka ndodhur ngjarja.

Sipas të njëjtave burime, kjo nuk është hera e parë që viktima ka tentuar vetëvrasjen.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit

Lexo edhe:  Ora e parë mësimore në të gjitha shkollat e Kosovës sot do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së