E rëndë në Prishtinë: Babai e keqtrajton fizikisht djalin e tij 11-vjeçar

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Jo rrallëherë edhe fëmijët janë viktima të dhunës qoftë nga prindërit e tyre apo edhe anëtarë të tjerë të familjes.

Në shumicën e këtyre rasteve, fëmijët janë edhe të moshës së mitur.

Një rast i tillë ka ndodhur të martën në një familje në Prishtinë, ku një person po dyshohet se e ka rrahur djalin e tij të mitur.

Sinjali mëson se viktima 11-vjeçar është keqtrajtuar fizikisht nga babai i tij, në shtëpinë e tyre në rrugën “Kajtaz Ramadani”.

Posa rasti është denoncuar, Policia ka intervenuar dhe e ka arrestuar të dyshuarin.

I njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i njëjti të ndalohet dhe ndaj tij të iniciohet rasti për kryerjen e veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”.

Lexo edhe:  Djali i heroit Afrim Bunjaku nënshkruan kontratën për punësim në ndërmarrjen NPL "Përparimi"