E rëndë në Pejë: 25-vjeçari i rrah dy motrat e tij, përfundon në pranga të Policisë

Dhuna në familje vazhdon të mbetet një nga damkat më të mëdha të shoqërisë kosovare.

Çdo ditë në Polici raportohen raste ku vajzat dhe gratë dhunohen në forma të ndryshme nga personat me të cilët kanë zgjedhur të ndajnë jetën me ta, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes.

Një konflikt familjar ka ndodhur së fundmi në një familje në Pejë, ku një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy motrave të tij.

Sinjali mëson se rasti ka ndodhur në shtëpinë e tyre, ku i dyshuari 25-vjeçar ka sulmuar fizikisht motrat e tij, për motive akoma të panjohura.

Përballë kësaj situate, viktimat e kanë denoncuar vëllain dhe kanë kërkuar ndihmë në Polici.

Si rezultat, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale ‘Dhuna në familje’.

Lexo edhe:  53-vjeçari në Mitrovicë rrah brutalisht fqinjin e tij, i riu dërgohet me lëndime të rënda në spital