E rëndë në Mitrovicë – një i ri humb jetën në aksident
Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën e fshatit Kutllovc, shkruan “Jepi zë”
Zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu, ka konfirmuar se rreth orës 22:20 në Shërbimin Emergjent të Spitali i Përgjithshëm “Dr. Sami Haxhibeqiri” është sjellë një 30-vjeçar, pa shenja jete.
Sipas tij, përkundër përpjekjeve për reanimim në vendngjarje dhe më pas në spital nga stafi mjekësor, fatkeqësisht ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e të riut.
Rrethanat e aksidentit pritet të sqarohen nga organet kompetente.

