E rëndë në Mitrovicë: Djali e kërcënon me vrasje nënën, 55-vjeçarja kërkon ndihmën e Policisë
Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve.
Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre.
Një konflikt familjar ka ndodhur së fundmi edhe në Mitrovicë, ku një 24-vjçar, përdorues i substancave narkotike, ka kanosur nënën e tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gruaja e ka denoncuar rastin në Polici ku ka raportuar se djali i saj e ka kërcënuar me thikë se do ta vrasë, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.
Si rezultat i denoncimit, Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.
I njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.