E rëndë në Klinë: Djali rrah keq nënën e tij 81-vjeçare, e bën për spital

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese dhe viktima shpeshherë janë edhe prindërit të cilët përjetojnë nga fëmijët e tyre dhunë psikike e fizike.

Për pasojë ata kërkojnë ndihmën e Policisë me shpresën se mund t’i zgjidhin problemet.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur edhe dje në një familje në fshatin Berkovë të Klinës, ku një grua e moshuar ka mbetur është sulmuar fizikisht nga djali i saj, i cili e bëri për spital.

81-vjeçarja, e cila përfundoi në QKMF si pasojë e lëndimeve që pësoi nga goditjet e të birit ka dhënë deklaratë para zyrtarëve policorë, pasi kjo qendër e raportoi rastin mbi dyshimet se e njëjta ishte viktimë e dhunës në familje.

Si rezultat i raportimit, Policia është vënë në lëvizje dhe i ka shkuar të dyshuarit në shtëpi, ku edhe u arrestua dhe më pas u shoqërua në stacion policor për intervistim. Ai është përballur me denoncimin kundër tij dhe dyshimet se ka kryer dy vepra penale.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit dhe inicimin e rasteve, kurse nëna e tij ka shkuar te djali tjetër, ku ndihet më e sigurt

Lexo edhe:  Rrahje brutale në oborrin e gjimnazit të Mitrovicës: Katër të rinj rrahen me një person