E rëndë në Ferizaj: Sulmohet “Cufa”, policia merr në pyetje një person

“Cufa”, një qytetar i Ferizajt me aftësi të kufizuara, është sulmuar fizikisht dy ditë më parë.

Lajmin fillimisht e ka bërë të ditur aktivisti ferizajas, Agon Zhinipotoku.

“Kush e rrahu Cufën, djalin ma të mirë e më të urtë të qytetit tonë, a nuk ju mjaftoi që u rritë jetim dhe i vdiqën 4 motra e 3 vëllezër, e nana e tij e sëmurë me kancer me vite, veç edhe me rrah kështu”, shkruan Zhinipotoku.

Lexo edhe:  "Kom qef me ma bo penzinë 500-600 euro" - 115-vjeçarja nga Mitrovica me kërkesë ndaj shefit ekzekutiv