E rëndë në Ferizaj: Një grua tenton t’i jap fund jetës, dërgohet me urgjencë në QKUK

Dhuna në familje, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasjes e tentimit për ta kryer këtë akt.

Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka ndodhur edhe në një familje në rrugën “12 Qershori” në Ferizaj, ku një grua e moshës 60-vjeçare deshi t’i jap fund jetës së tij,

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është  dërguar në këtë qendër posa i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, e më pas është transferuar në QKUK.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Lexo edhe:  Policët të dëshpëruar me koeficientin: Më shumë na i ulën sesa na i rritën pagat