E rëndë në Ferizaj: Burri e ndjek me veturë ish bashkëshorten dhe e godet, gruaja përfundon në QKUK

Shpeshherë për çiftet kosovare telashet nuk marrin fund me shkurorëzim. Shumë gra vendosin t’i ndajnë rrugët me burrat abuzivë, por as në këtë formë nuk arrijnë të shpëtojnë nga problemet.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Ferizaj dhe viktima është grua, ndërsa i dyshuari ish bashkëshorti i saj

I dyshuari tashmë ka përfunduar në ndalim policor, ndërsa viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.

Sinjali ka mësuar se burri i dyshuar fillimisht e kishte përcjellë ish gruan teksa ajo ishte me veturë dhe në një moment, kur arrijnë te sheshi “Adem Jashari” e ka goditur me veturë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Lexo edhe:  “Kjo me ndal grevën në arsim jo, po ishalla po bëhet rehat me frizurë” – Kimete Berisha ia rëndit llojet e frizurave ministres Nagavci