E rëndë: Mësohet kush ishte i burgosuri që u gjet i vdekur në Gjilan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ku një i burgosur është gjetur pa shenja jete në dhomën e tij.
Sinjali mëson se viktima është 42-vjeçari, B.H, i cili po vuante dënimin me burgim në këtë qendër.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se 42-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij duke u varur në litar.
Ai është gjetur i varur në litar pa shenja jete në kohën kur po shpërndahej ushqimi dhe pavarësisht tentativave për ta shpëtuar, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit, ndërsa trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.