E rëndë: Lëndohet minatori në minierën e Trepçës, aktualisht është në komë në QKUK

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në minierën e Trepçës, ku një punëtor është lënduar rëndë në kokë.

Veriu.info mëson nga burimet e saj brenda minierës së punëtori ka qenë duke punuar brenda në minierë ku ka marrë lëndim të rëndë në kokë.

Sipas këtyre burimeve i njëjti është dërguar në QKUK dhe iu ka nënshtruar operimit.

Aktualisht po trajtohet atje dhe është në koma.

Lexo edhe:  Zbulohet një plan për vrasjen e Albin Kurtit, i dyshuari ekspert në përdorimin e snajperit