E rëndë: Ky është personi që u gjet i vdekur në një objekt të pabanuar në Prishtinë

Një rast i rëndë është raportuar të ketë ndodhur të premten në Prishtinë, ku në një objekt të pabanuar në rrugën “Besëlidhja” u gjet një person pa shenja jete. Policia ka nisur hetimin për rastin, ndërsa nuk dihen rrethanat dhe shkaku i vdekjes së viktimës, raporton Gazeta Sinjali.

I ndjeri është një 50-vjeçar, i cili u gjet i mbështjellur në një batanije.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se personi që u gjet i vdekur është Bedri Banushi.

Vdekja e tij është konfirmuar në vendin e ngjarjes e më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Gjendet i vdekur në rrugë një person në Podujevë