E rëndë: Ky është burri që u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Gjakovë

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një ngjarje të rëndë të ndodhur në fshatin Rogovë të Gjakovës, ku një person ishte gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Burimet brenda emergjencës kanë bërë të ditur për Sinjalin se personi i cili u gjend pa shenja jete është Ragip Berisha.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, teksa njësitë përkatëse të Policisë, po kryejnë ekzaminimet e nevojshme.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë pritet të dërgohet në IML për obduksion

Lexo edhe:  E dhimbshme: Ky është personi që humbi jetën pasi u godit dje nga një veturë në Prishtinë