E rëndë: Ky është burri që u gjet i vdekur te Ferronikeli, dyshohet se u rrëzua gjatë orarit të punës

Një person është gjetur i vdekur në Kompleksin Industrial Ferronikeli në Drenas.

Siç merr vesh Gazeta Sinjali i vdekur ka mbetur Asllan Zogaj, 62 vjeçar nga Novosella e Malishevës.

Ai, sipas burimeve të Gazetës Sinjali, dyshohet se është rrëzuar derisa punonte si roje për një kompani që ishte kontraktuar nga Ferronikeli.

Pas ndihmës së parë në vendngjarje, ai është transportuar në spital, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij.

Me urdhër të Prokurorit rasti është hapur si “Hetim mbi Vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

Lexo edhe:  Mërgimtari nga Malisheva që vdiq në vendin e punës, jetonte në Itali tash e 30-vite