E rëndë: Ky është 58-vjeçari që humbi jetën pasi u rrotullua me traktor

Një rast i rëndë ka ndodhur në një fshat të Gjakovës. Një person ka ndërruar jetë pasi është rrotulluar me traktor.

Siç mëson Gazeta Sinjali, personi që ka humbur jetën është Brahim Berisha, 58 vjeçar.

Ky rast ka ndodhur në fshatin Gërqinë të Gjakovës.

Rasti nga Policia po hetohet si ‘hetim i vdekjes’.

Lexo edhe:  Sot i jepet lamtumira e fundit 38-vjeçarit nga Istogu që i dha fund jetës dje