E rëndë: I mituri në Prishtinë vetëplagoset me armë zjarri, dërgohet në QKUK
Foto ilustruese
Mbajtja dhe përdorimi i armëve pa autorizim është një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë, që jo rrallëherë ka përfunduar me vetëplagosje, plagosje por edhe tragjikisht.
Një rast i tillë ka ndodhur dje në Prishtinë, ku një person ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se 17-vjeçari është dërguar atje për ndihmë mjekësore, pasi kishte marrë plagë në këmbë nga shkrepja e armës.
Pas ndihmës mjekësore, gjendja shëndetësore e të miturit është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë marrë dëshminë e të miturit dhe kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’.