E rëndë: I dyshuari për dhunë në familje dyshohet se është vetëngulfatur në qelinë e ndalimit – vdes në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në Qendrën e Ndalimit të Stacionit Policor në Suharekë, ku një person ka humbur jetën në rrethana që janë cilësuar si të dyshimta.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë me dije se viktima është N.K., 46 vjeçar, i cili ndodhej në ndalim me vendim të Prokurorit të Shtetit, si i dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Sulm”.

Sipas të dhënave paraprake, ai dyshohet se është vetëngulfatur në qelinë ku po qëndronte. Menjëherë pas konstatimit nga ana e policëve përgjegjës për sigurinë dhe mbikëqyrjen, është tentuar ofrimi i ndihmës së parë në vendngjarje, deri në ardhjen e ekipit të emergjencës.

Pavarësisht përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në vend.

Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante, përfshirë:Prokuroren kujdestare, e cila ka udhëhequr veprimet procedurale, Njësinë e Hetimeve Rajonale Prizren, Ekipin e forenzikës, që ka realizuar fotografimet dhe ekzaminimet e nevojshme, Si dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), që është informuar menjëherë për rastin.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Tre persona të maskuar hyn në lokal dhe qëlluan në drejtim të viktimave, njëri vdes në vend