E rëndë: Humb jetën një person në aksident trafiku
Me datë 01 qershor 2025, rreth orës 02:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Pavlan-Pejё.
Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa automjeti ishte duke qarkulluar nё drejtim tё Pejёs, me shpejtёsi tё madhe, me tё arritur nё fshatin Pavlan-Pejё, nё rrethrrotullim humb kontrollin mbi automjet dhe rrokulliset duke pёrfunduar nё fushё dhe i njejti pёrfshihet nga flakёt.
Si pasojё e kёtij aksidenti njё person ka pёsuar me fatalitet, vdekjen e sё cilit e kanё konstatuar ekipi mjekёsor nё vendin e ngjarjёs.
Nё vendin e ngjarjёs kanё dalё njёsitet kompetente tё Njesitit Rajonal tё Komunikacionit Rrugor (NJRKRR), dhe njёsitet tjera kompetente, njёsiti i zjarrfisёve dhe ekipi mjekёsor.
Me urdhër të Prokurorit shtetit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, rasti vazhdon tё hetohet nga hetuesit e aksidenteve NJRKRR-DRP Pejё.