E rëndë: Gruaja nga Rahoveci tenton t’i japë fund jetës, dërgohet në spital në gjendje kritike

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt. Familjet janë ato që i përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste dhe janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Kështu ka ndodhur edhe sot në një familje në fshatin Denje në Rahovec, ku një grua e moshës 50-vjeçare ka tentuar t’i jap fund jetës së saj, duke konsumuar preparate higjienike (domestos), me ç’rast i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se viktima është dërguar fillimisht në Spitalin Rajonal në Gjakovë, e më pas është transferuar në QKUK për shkak të gjendjes kritike.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali dhe më pas një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Lexo edhe:  Shpëtohet ariu që kishte rënë në kurth në një nga pyjet e Kosovës