E rëndë: Gjendet një person i vdekur në një rrugë të Podujevës

Një person është gjetur pa shenja jete në Podujevë. Rasti ka ndodhur në rrugën “Qëndresa”.

Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (mashkull). Lidhur me këtë rast, në koordinim me prokurorin e shtetit, policia ka nisur hetimin e rastit dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore, për sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha Ahmeti.

Mësohet se viktima është 68-vjeçar.

Lexo edhe:  “E sheh kush jom unë…”, 42-vjeçari çartet pasi u ftua për t’u paraqitur në Polici, kërcënon zyrtarin policor