E rëndë: Gjendet një i vdekur në Mitrovicë, është rreth 20 vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të Veriut, ku një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të stacionit të trenit.

Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali nga veriu i vendit, ka bërë me dije se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku që doli në vendin e ngjarjes, teksa ka qenë i pamundur identifikimi i tij, për shkak se nuk posedonte dokumente identifikuese.

Dyshimet e para janë që viktima është shtetas nga Siria dhe i takon moshës rreth 20-25-vjeç.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.

 

Lexo edhe:  Stadiumi me lloç – Mulla Osmani me postim ndaj lojtarëve të Izraelit