E rëndë: Ende pa u kryer, rrethi në Pestovë i merr jetën 21 vjeçarit nga Vushtrria

Mbrëmë në fshatin Pestovë ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, saktësisht në rrethrrotullimin që po ndërtohet aty.

Një i ri 21 vjeç ka humbur jetën nga lëndimet e marra, mëson Jepi zë.

Mësohet se Met Istrefi ka ndërruar jetë sot në orët e hershme të mëngjesit.

Ky aksident ka ndodhur në rrethrrotullimin që po ndërtohet pa asnjë standand në magjistrale.

Burime brenda Policisë konfirmojnë se vetura ka goditur anësoret e vendosura për krijimin e këtij rrethi në mes të rrugës, duke u rrotulluar dhe duke marrë plagë vdekjeprurëse.

Lexo edhe:  Dimër në verë, Sylë Tahirsylaj del me shpjegim çfarë po ndodh me motin