E rëndë: E moshuara nga Vushtrria bie në ashensorin e banesës, dërgohet me urgjencë në spital
Incidentet që ndodhin në ndërtesa kolektive si pasojë e ashensorëve nuk janë të rralla.
Shpesh qytetarët janë bllokuar, qoftë për shkak të prishjeve apo edhe mungesës së energjisë, e madje ka pasur raste edhe kur kanë rënë në gropën e ashensorit.
Kështu dyshohet se ndodhi mbrëmë në rrugën “Ismail Qemali” në Vushtrri.
Një grua e moshuar ka rënë në liftin e banesës dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore.
Ndonëse akoma nuk dihet gjendja e saj, viktima është dërguar me autoambulancë në spital për trajtim mjekësor.