E rëndë: E mitura në Obiliq ngelet shtatzënë nga bashkëjetesa me një burrë, i dyshuari arrestohet për dhunim
Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve seksuale e dhunimeve në Kosovë ka marrë përmasa shqetësuese.
Ka pasur shumë raste kur si pasojë e dhunimit, viktimat që kryesisht janë të mitura kanë mbetur edhe shtatzënë. Në raste të tilla, të dyshuarit shpesh dalin të jenë persona me të cilët ato krijojnë raporte të afërta.
Kështu dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Obiliq dhe është zbuluar pasi një e mitur është dërguar në QKUK dhe është konfirmuar shtatzënia e saj.
Sinjali mëson se viktima është një vajzë 15-vjeçare, kurse i dyshuari është 15-vjeçar, me të cilin kanë qenë në lidhje qe një kohë.
Burimet thonë se i dyshuari ka kryer marrëdhënie seksuale me 15-vjeçaren dhe si rezultat e njëjta ka mbetur shtatzënë.
Pasi u dërgua në Gjinekologji për trajtim, Policia është vënë në dijeni për rastin.
I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij për rastin.
Pas përfundimit të procedurave policore, ndaj tij është iniciuar hetimi për veprën penale “Dhunimi”, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.