E rëndë, djali 21-vjeçar e sulmon nënën e tij pas një mosmarrëveshje

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për dhunë ndaj familjarëve. Këto raste bëhen edhe më të rënda, kur viktima janë prindërit të cilët përjetojnë dhunë psikike e fizike nga fëmijët e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një familje në Kaçanik, ku një 21-vjeçar po dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.

Sinjali mëson se viktima e ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se pas një konflikti me djalin e tij, ai e ka sulmuar fizikisht, duke i shkaktuar shqetësim e frikë.

Bazuar në informacionet e para, sherri mes tyre plasi pas një mosmarrëveshje verbale, që eskaloi papritmas.

Si rezultat i denoncimit, Policia e ka arrestuar dhe shoqëruar në stacion të dyshuarin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, pas përfundimit të procedurave, i riu është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lexo edhe:  Këta janë 22-vjeçari dhe çifti i dyshuar për grabitje në shtëpinë e 81-vjeçarit në Gjilan