E rëndë: Babai sulmon seksualisht vajzën e tij në Ferizaj

Një rast i sulmit seksual është raportuar të ketë ndodhur dje në Ferizaj.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një femër (shtetase e Shqipërisë) ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj (gjithashtu shtetas i Shqipërisë) dje gjatë ditës.

Në njoftim gjithashtu thuhet se i dyshuari gjendet në arrati, kurse rasti vazhdon të jetë nën hetime, shkruan Lajmi.net.

“Ferizaj  14.11.2023, 13:30.Viktima femër shtetase e Shqipërisë e mitur ka raportuar se është sulmuar seksualisht nga babai i saj i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Lexo edhe:  Prizrenasi s’e lë rehat ish-bashkëshorten e tij, 29-vjeçarja detyrohet ta kërkojë ndihmën e Policisë