E rëndë: Aksidentohet për vdekje një 15-vjeçare teksa po skijonte në Brezovicë

Një 15 vjeçare është aksidentuar për vdekje teksa ishte duke skijuar në Brezovicë.

Ajo ishte rrëzuar duke pësuar lëndime të rënda të cilat nuk arriti t’i përballojë.

Kështu bëri të ditur për Klanin, Ardian Grazhda njëri nga menaxherët e Qendrës Skijimit.

“Vajza është rrëzuar keq derisa po skijonte me babain e saj. Dyshohet se ajo e ka shqyer mëlçinë. Ajo është dërguar për trajtim në Shtërpcë por nuk e kanë ndal aty dhe ajo ka vazhduar për në Mitrovicë ku edhe ka vdekur”, tha Grazhda.

Lexo edhe:  KFOR-i bashkë me Policinë e Kosovës rrisin patrullimet në veri