E rëndë: Aksident me fatalitet në rrugën Kllokot – Viti, humb jetën një i ri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnatës në rrugën Kllokot – Viti, ku një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, shoferi i veturës ka humbur kontrollin, me ç’rast ka dalë jashtë rrugës ku vetura është rrokullisur.

Sinjali mëson se pasagjeri i cili ishte në veturë ka humbur jetën në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore.

Viktima është një person rreth moshës 30-vjeçare.

Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë I viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës

Lexo edhe:  Pamje nga vendi ku ndodhi shpërthimi në Prishtinë, cak dyshohet se ishte vetura e reperit ‘Noga‘