E rëndë: 49-vjeçarja shqiptare lyhet me benzinë, i vë flakën vetes dhe hidhet nga ballkoni

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur në Korçë këtë të enjte.

Policia tha se rreth orës 14:30, në lagjen nr.10, Korçë, shtetasja S.K., rreth 49 vjeçe, dyshohet se është lyer me lëndë djegëse, i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga ballkoni.

Si pasojë kjo shtetase ka marrë djegie dhe dëmtime trupore dhe ndodhet për mjekim, në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./A2 CNN

Lexo edhe:  “Në fund do ta vras edhe veten”, ky është gjilanasi që ia vuri flakën shtëpisë së tij dhe e kërcënoi familjen me vrasje