E rëndë: 48-vjeçari gjendet i vdekur brenda veturës, dyshohet se u vra me armë zjarri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz, ky dyshohet se një person është vrarë me armë zjarri.

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 7:40, në rrugën “Shën Stefani” në Zall Mner, një 48-vjeçar është gjetur pa shenja jete brenda një veture, raporton Top Channel.

Paraprakisht dyshohet se viktima është vrarë me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje, ndërkohë grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lexo edhe:  Deklaroi në media se posedonte armatim në vlerë prej 600 mijë euro, arrestohet një person në Vushtrri