E rëndë: 20-vjeçari në Prishtinë tenton t’i japë fund jetës së tij, gjendet pa vetëdije
Vet***rasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë. Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një person dyshohej se ishte në gjendje të rëndë emocionale.
Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë hyrë brenda dhomës ku gjendej viktima pa vetëdije. 20-vjeçarit i kanë ofruar ndihmën e parë dhe të njëjtin më pas e kanë dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.
Sinjali mëson se në vendin e ngjarjes, në afërsi të viktimës është gjetur një mjet i mprehtë.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendngjarje për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Dyshohet se ajo që shtyu të riun të bëjë këtë veprime, lidhet me motive xhelozie.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.