E rëndë: 13-vjeçari shqiptar vdes në gjumë, motra e gjeti pa shenja jete

Një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit në Traversetolo, në provincën e Parmës në Itali.

Ka qenë motra e tij 17-vjeçare që e ka gjetur në shtrat pa shenja jete në orën 8 të mëngjesit të sotëm. Sipas mediave italiane, familja thirri menjëherë ndihmë, por nuk mund të bëhej asgjë për 13-vjeçarin.

Vdekja mund të jetë shkaktuar nga një arrest kardiak në gjumë, por do të jetë autopsia që do të sqarojë shkakun e vdekjes.

Lexo edhe:  Kërcet grushti në parkingun e ‘Coca-Cola’ në Graçanicë, shoferi i kamionit e godet me shufër metalike 57-vjeçarin