E reja që vdiq sot ishte studente e Master në Shkenca Politike

Ka vdekur sot Mergita Buzhala, studente nga Suhareka. Lajmin e ka bërë të ditur familja e saj, e cila njofton se varrimi i së ndjerës bëhet nesër.

Profesori mitrovicas, Nexhmedin Spahiu, ka shkruar se ajo ishte studente e nivelit Master, në Shkenca Politike.

Spahiu thotë se ajo ishte studente shembullore dhe kishte mendim të formuar.

Postimi i plotë i Spahiut:

Lajm tronditës
Paska ndërruar jetë Mirgeta Buzhala , studente shembullore e masterit në shkenca politike e diplomaci. Humbje e madhe për të ardhmen e Kosovës. Dy provimet tek unë: POLITIKA E JASHTME dhe HISTORIA E DIPLOMACISË I ka kaluar me pikë maksimale, te dyja me nga 100 pikë. Thellësia e të menduarit të saj ka qenë vertetë mbresëlënëse. Diapazoni I diturive të saj ka qenë I lakmueshëm për çdo ambassador. Babai I saj nuk e paska bërë të ditur për opinionin arsyen e vdekjes. I qoftë I lehtë dheu I Kosovës.

Lexo edhe:  Vrasja e 18 vjeçarit në Podujevë, gjykata merr një vendim për dy të dyshuarit