E plagosi me thikë gruan në Leposaviq, i dyshuari dërgohet në mbajtje
Një grua ka përfunduar në QKMF me lëndime trupore si pasojë e një sulmi nga bashkëjetuesi i saj në fshatin Vuqë të Leposaviqit.
Sinjali mëson se rasti ka ndodhur sot rreth orës 06:45, kur viktima, F.O, 47 vjeçare, ka raportuar në polici se ishte sulmuar nga partneri i saj, R.M. Njësia patrulluese ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar se viktima kishte plagë në dorën e majtë, të shkaktuar nga një mjet i ftohtë – konkretisht një thikë.
E njëjta është dërguar me autoambulancë në QKMF në Soçanicë, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas është liruar.
Për rastin është njoftuar njësia për dhunë në familje dhe prokurori kujdestar, i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Lëndim i lehtë trupor” dhe i dyshuari të ndalohet në mbajtje.