“E paska zbuluar ujin e nxehtë!” Haradinaj tallet me Kurtin, e quan mashtrues lidhur me deklaratën për anëtarësim në BE e NATO

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Kurti i cili ka thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO.

Përmes një postimi në llogarinë e tij nē Facebook, Haradinaj ka thënë se është Kurti ai i cili e ka larguar Kosovën nga rruga drejt BE-së dhe NATO-s. 

“Albin Kurti paska thënë se asgjë nuk i shërben paqes më shumë se anëtarësimi i Kosovës në BE dhe në NATO. E paska zbuluar ujin e nxehtë!!! Por paska harruar mashtruesi se nëse ka një njeri që e ka larguar Kosovën edhe nga BE edhe nga Nato dhe e ka kthyer në rrugë të mbrapshtë, është pikërisht ai”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se Kurti nuk po heq dorë nga mashtrimet e tij ordinere.

“Ky mashtrues nuk po heq dorë nga mashtrimet ordinere të tij, edhe pse ai definitivisht nuk mund të mashtrojë njeri më!”, është shprehur Haradinaj.

Lexo edhe:  Ridvan Tahiri e shpëton një 17 vjeçar nga ngulfatja në aeroplan (VIDEO)