E njohur dhe e dashur për të gjithë, pensionohet prezantuesja e lajmeve Fadile Kryeziu
Zërin e saj padyshim se e njohin gjenerata të shumta.
Me të dëgjuar atë në Kosovë njerëzit kujtojnë kohë të vështira që nga lufta e tutje.
Bëhet fjalë për prezantuesen e RTK-së, Fadile Kryeziu.
Fadile Kryeziu e cila për 45 vite radhazi ishte në prezantim të lajmeve të mbrëmjes tashmë është pensionuar.
Ajo mbrëmë ka pasur paraqitjen e fundit televizive para pensionimit, transmeton lajmi.net.
Këtë e ka bërë të ditur, djali i saj, Taulant Kryeziu.
Ai ka thënë se mbrëmë ishte edicioni i fundit i lajmeve qendrore në RTK për nënën e tij, Fadile Kryeziun.
“Ky ishte edicioni i fundit i lajmeve qëndrore të nanës pas 45 viteve në RTP/RTK. Nanë je krenari e familjes tonë, mburremi me ty dhe të kemi udhërrefyes të jetës. Dashuria, kujdesi, korrektësia dhe integriteti mbetën personifikim i figurës tënde. Të duam sa nuk thuhet Të paqim për jetë !”, ka shkruar Taulant Kryeziu