E mitura nga Podujeva dërgohet në strehimore pas raportimit për kanosje ndaj nënës

Një rast i ndjeshëm kanosjeje brenda familjes është raportuar mbrëmjen e së hënës në komunën e Podujevës, ku një nënë ka denoncuar vajzën e saj të mitur për kanosje dhe tentim sulmi.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 07.07.2025, rreth orës 19:14, në rrugën “Xhemajl Mustafa”, M.R., ka raportuar në polici se vajza e saj, A.R., kishte tentuar ta sulmonte fizikisht dhe e kishte kanosur.

Pas pranimit të rastit, e mitura është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe përfaqësuesit të Qendrës për Punë Sociale. Gjatë intervistimit, ajo ka pranuar se ka pasur fjalosje me nënën, por ka mohuar kanosjen.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare, e cila ka urdhëruar inicimin e rastit “Kanosje” dhe ka vendosur që e dyshuara të dërgohet në strehimore për mbrojtje të përkohshme

Lexo edhe:  Lulëzon prostitucioni, arrestohen edhe dy persona në Prizren